Krasniqi: Prishtina mund të bëjë historinë në Evropë

11 qershor 2021 | 11:54

Futbollisti i FC Prishtinës, Besnik Krasniqi, ka thënë se ekipi aktual nga kryeqyteti, mund të bëjë histori në garat evropiane këtë edicion.

Krasniqi edhe njëherë ka shprehur besimin dhe dëshirën e madhe që kjo gjeneratë e skuadrës mund të arrijë lartë në Ligën e Kampionëve.

“Jam shumë optimist, duke e parë skuadrën, duke e parë grupin e lojtarëve momental dhe atyre që do të na bashkëngjiten e që do të jenë forcë për neve që të kalojmë sa më tutje sepse thjesht e duam këtë sukses për të arritur një cak historik duke qenë skuadra kosovare që është ngjitur sa më lartë në Evropë. Rrugëtimi gjatë kampionatit më ka bërë të kem shumë besim te skuadra që mundemi shumë më shumë për të treguar”, tha Krasniqi për faqen zyrtare të Prishtinës.

Prishtina në fazën e parë para-kualifikuese të Ligës së Kampionëve do të luajë kundër kampionit të San Marinos, SS Folgore, me 22 qershor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që me mocion procedural të votohen…