Krasniqi pritet në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, flet për zhvillimet e fundit në Kosovë

02 shkurt 2023 | 20:36

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi është pritur sorlt në Washington DCnga drejtori për Ballkanin dhe Evropën Qëndrore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare (NSC), Adi Muzurovic.

Lideri olozitës e ka falënderuar drejtorin Muzurovic për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në garantimin e sigurisë në Kosovë – si fundament i fuqizimit të shtetësisë sonë.

“Bashkë diskutuam edhe në lidhje me zhvillimet aktuale politike, posaçërisht për dialogun Kosovë – Serbi. Unë ritheksova edhe një herë qëndrimin e PDK-së për pesë shtyllat që duhet të dalin nga marrëveshja eventuale, të cilat, përveç ruajtjes së karakterit unitar të shtetit sipas rregullimit aktual kushtetutes, përfshijnë edhe njohjen e ndërsjellë mes dy vendeve, si rezultat i domosdoshëm i këtij procesi”, tha Krasniqi.

Kreu i PDK-së tha se SHBA-të kanë qenë një aleat i besueshëm dhe pazëvendësueshëm përgjatë ngritjes së shtetit tonë, andaj, siç tha ai, fuqizimi i bashkëpunimit dhe koordinimi i mëtutjeshëm në këtë periudhë të sfidave të kohës, është më i rëndësishëm se asnjëherë më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë qëndrimit të në Uashington kryesia e lartë e shoqatës…