Krasniqi promovon librin “Skënderbeu dhe porositë për shekullin XXI”

17 tetor 2018 | 12:27

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka promovuar librin e tij më të ri të quajtur “Skënderbeu dhe porositë për shekullin XXI”.

Në fjalën e tij, historiani Jakup Krasniqi ka folur për librin në fjalë, ku ka thënë se ne heroin kombëtar Skënderbeun e kemi njohur si komandant dhe ushtar i fuqishëm, por duhet ta shohim edhe ne këndin e mendimtarit të forte, të një qeveritari qe din çka donë dhe jo vetëm për kohen e tij, duke i shërbyer edhe kohëve të tjera, pra libri në fjalë thotë Krasniqi se trajton këtë aspekt të Skënderbeut.

Krasniqi ka thënë se qeveritaret tanë duhet ta shfrytëzojnë pasurinë e begatë qe vjen nga Skënderbeu ne të tashmen dhe për të ardhmen tone.

“Skënderbeu nga të gjithë autorët botëror nuk bie nën nivelin e figurave më të larta europiane për të mos thënë nga personalitetet më të larta globale edhe pse i tillë ishte heroi ynë kombëtar”, ka thënë autori Krasniqi.

Të pranishmeve me një fjalë rasti i është drejtuar edhe ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ku falënderoi autorin Krasniqi për librin që pasqyron epokën më të lavdishme dhe prijësin më të madh të popullit shqiptar.

Ministri i MAShT-it, Shyqiri Bytyqi, ka uruar autorët duke thënë se në këtë periudhë autorët po e ndriçojnë të kaluarën pasi që kombi jonë ka pasur gjithmonë figura nga të cilat duhet të marrim shembull edhe në ditët aktuale!

Me një fjalë rasti të pranishmëve ju drejtua edhe akademiku Marenglen Verli, i cili uroi të vazhdohet me aktivitete të tilla për Skënderbeun në 550-vjetorin e vdekjes së tij, ku vlerësoi lartë librin e prof. dr. Jakup Krasniqit, për të cilin tha se është i veçantë sepse në të gjenden thelbet e asaj se çfarë ndodhi në atë kohë.

Verli ka theksuar se Krasniqi më shumë kujdes në artikuj të veçantë na sjell atë çka ndodhi në të kaluarën dhe mesazhet nga ajo kohe. “Këto mesazhe që kanë të bëjnë me bashkimin, rezistencën dhe kryerjen e detyrës, janë obligime qe i takojnë prej personit më të thjeshte deri tek elita politika”, ka thënë ai.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Universiteti i Prishtinës “Hasan…