Krasniqi: Qëndrimi i Haradinaj për demarkacionin mund ta kthej këtë proces në pikën zero

19 shkurt 14:49

Analisti i çështjeve politike, Milazim Krasniqi, ka thënë se qëndrimi i kryeministrit Ramush Haradinaj për demarkacionin pas miratimit të deklaratës se dy presidentëve mund ta kthej këtë proces në pikën zero.

“Qëndrimi i kryeministrit Haradinaj që deklarata e presidentëve Thaçi-Vujanoviq të përfshihet si pjesë e ligjit për demarkacionin e të miratohet në Kuvend, ka rrezik ta kthejë çështjen sërish në pikën zero. Çka nëse deputetët e LDK-së nuk e pranojnë këtë propozim, duke dashur ta ruajnë të pacenuar idenë se marrëveshja ka qenë në rregull? Bllokimi i ri do të prodhonte zhgënjim shtesë ndër qytetarët e Kosovës, të cilët me durim pothuajse të pakuptueshëm kanë pritur epilogun e bllokimit të deritashëm”.

“Pra, ka rrezik që pakënaqësia e akumuluar, të mos mund të mbahet më tutje, pasi mesazhi nga drejtuesit shtetërorë këto ditë ka qenë se kjo punë tashmë llogaritet e përfunduar. Nga ana tjetër, një bllokim i ri i demarkimit, gjithsesi do të shtonte dyshimet e faktorëve ndërkombëtar për seriozitetin, madje dhe për aftësinë vendimmarrëse të drejtuesve të institucioneve tona”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është ditëlindja e 68 e heroit tonë kombëtar, Hamëz…