
Krasniqi: Sali Berisha nuk e ka ndryshuar qëndrimin anti UÇK
Mevlydin Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate, ka thënë se pas njoftimit se për dy apo më shumë nga udhëheqësit dhe ushtarët e UÇK-së pretendohet të ngrihet aktakuzë, reaguan gati të gjithë shqiptarët anë e mbanë.
Por, sipas tij këtë reagim nuk e bënë dy politikanë shqiptarë, njëri në Prishtinë, kurse tjetri në Tiranë.
Postimi i plotë i Krasniqit në “Facebook”:
Pas “njoftimit” se për dy apo më shumë nga udhëheqësit dhe ushtarët e UÇK-së pretendohet të ngrihet aktakuzë, reaguan gati të gjithë shqiptarët anë e mbanë?.
Dhe jo të gjithë ishin bashkë me kombin këto ditë.
Për njërin në Prishtinë, qëndrimi i tij ishte i pritur…, -Albin Kurtit!?
E tjetrit në Tiranë, ASNJË FJALË SI SHPËTOJ NGA GOJA…, -Sali Berishës!?
Po më dukët, ai se ka ndryshuar kurrë qëndrimin anti UÇK!
Sa keq…