Sesioni i parë i samitit, Rama e hap fjalën, pasohet nga Zelensky, Merzi, Macroni, Erdogan dhe të tjerë

16 maj 2025 | 10:49

Liderët evropianë kanë filluar të mbërrijnë në Tiranë për samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Europian.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, është nikoqiri i kësaj ngjarje dhe do të bëjë fjalimin hapës të samitit në sesionin e parë.

Komuniteti Politik Europian sivjet mblidhet nën moton “Europa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.

Udhëheqësit do të takohen fillimisht në një seancë plenare kushtuar sigurisë dhe një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Europës, raporton Gazeta Express.

Nga ora 11:45 do të flasin disa nga liderët kyçë të samitit, përfshirë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, që do të pasojë fjalën e Ramës.

Po ashtu, fjalën do ta ketë edhe kancelari i ri i Gjermanisë,  Friedrich Merz.

Më poshtë renditja:

Fjala hapëse nga Edi RAMA, kryeministër i Shqipërisë

Fjala nga Volodymyr ZELENSKYY, president i Ukrainës

Fjala nga António COSTA, president i Këshillit Evropian

Fjala nga Emmanuel MACRON, president i Francës

Fjala nga Keir STARMER, kryeministër i Britanisë

Fjala nga Recep Tayyip ERDOGAN, president i Turqisë

Fjala nga Friedrich MERZ, kancelar Federal i Gjermanisë

Fjala nga Ursula von der LEYEN, presidente e Komisionit Evropian

Më pas do të zhvillohen tri tryeza të nivelit të lartë rreth temave të mëposhtme:

– Siguria dhe qëndrueshmëria demokratike e Europës, duke përfshirë luftën agresore të Rusisë kundër Ukrainës

– Konkurrenca dhe siguria ekonomike sfidat e lëvizshmërisë dhe fuqizimi i të rinjve

BE-ja do të përfaqësohet nga Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, i cili do të bashkëkryesojë takimin së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me një vendim të kabinetit, qeveria e re federale në…