
Krasniqi: S’mund të votojmë raportin nëse anëtarët e Qeverisë s’japin dorëheqje
15 prill 2025
| 12:26
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se nuk mund ta votojnë raportin e Komisionit për verifikimin e mandateve, pasi ai është “jokushtetues”.
“Kushtetuta e thotë qartë se nuk mund të bëhesh deputet nëse je kryeministër apo ministër”, tha Krasniqi, duke shtuar se deputetët e zgjedhur të LV-së që aktualisht janë pjesë e Qeverisë në detyrë duhet të japin dorëheqje sepse s’mund të mbajnë të dy postet.
“Kjo mund të zgjidhej lehtë nëse ata japin dorëheqje”, tha Krasniqi.