Conte: Falë nesh, kampionati ende është i hapur

15 prill 2025 | 12:24

Në Napoli të gjithë besojnë se mund të triumfojnë në Serie A, fundja më të drejtë, në një kohë kur Interi është vetëm 3 pikë larg, gjashtë javë përpara fundit. Ekipi i Antonio Contes arrin të përballojë presionin, në sfidën e fundit, atë kundër Empolit, blutë iu përgjigjën në mënyrë të shkëlqyer duke fituar me rezultatin e pastër 3-0.

“Jemi vetëm 3 pikë larg Interit, në fillim kjo dukej diçka e pamundur, por objektivi ynë ishte të ishim aty, të bezdisnim Interin dhe do të bëjmë këtë deri në fund. Interi është një skuadër e kompletuar që po bën mirë edhe në Ligën e Kampionëve. Mbase dikush duhet t’i thotë Napolit faleminderit pasi po e mbajmë të hapur këtë kampionat, nëse nuk do të ishim ne do të ishte mbyllur muaj më parë”, u shpreh Conte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në…