Krasniqi takohet me Ballën, ja për çfarë biseduan

14 dhjetor 2021 | 17:14

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur në takim kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, me të cilin kanë diskutuar për proceset politike në të dy vendet.

Po ashtu, Krasniqi ka falënderuar Ballën për vizitën vëllazërore dhe “gatishmërinë që në çështjet që lidhin shqiptarët në përgjithësi, e dy shtetet tona në veçanti, të jemi gjithmonë bashkë”.

“Në fund edhe të një viti sfidues dhe me shumë zhvillime këtej dhe andej kufirit me Shqipërinë, në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, sot prita Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla me delegacion. Bashkë diskutuam për proceset politike në Kosovë e Shqipëri dhe rrugëtimin përpara të dy shteteve tona. Me z. Balla ritheksuam nevojën për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, vizionin dhe idetë konkrete të cilat do të na afronin edhe më tutje në të ardhmen, sidomos ne kuadër të bashkërendimit të angazhimeve të dy Kuvendeve tona. Z. Balla e falënderova për vizitën vëllazërore dhe gatishmërinë që në çështjet që lidhin shqiptarët në përgjithësi, e dy shtetet tona në veçanti, të jemi gjithmonë bashkë”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Krasniqi gjatë ditës është takuar edhe me ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë.


Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) e ka mirëpritur opinionin e…