Krasniqi takon pensionistët: Në krizën aktuale, ata janë pjesa më e cenueshme

01 tetor 13:25

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar përfaqësuesit e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, me rastin e 1 tetorit, Ditës së Pensionistëve.

Kreu i PDK-së ka diskutuar me pensionistët për sfidat dhe situatën në të cilën gjenden ata.

“Pensionistët kanë nevojë për kujdes institucional, i cili përfshin pension dinjitoz, përkujdesje të qëndrueshme shëndetësore dhe kushte cilësore për jetesë. Vëmendja e Qeverisë duhet të kthehet urgjentisht nga prindërit dhe gjyshërit tanë, të cilët, në krizën aktuale, janë pjesa më e cenueshme e shoqërisë tonë”, tha Krasniqi.

Lideri i opozitës tha se sot, në ditën e pensionistëve, duhet të zotohemi të gjithë, pa dallime politike, se do të bëjmë më shumë e më mirë për pensionistët e vendit tonë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet e Kosovës në vazhdimësi u kanë bërë thirrje qytetarëve…