Krasniqi takon shefin e OSBE-së në Kosovë, flasin për zhvillimet në vend

09 gusht 2021 | 17:34

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike në Kosovë dhe për rolin e PDK-së si lidere opozitare.

“E falënderova për urimet e tij për zgjedhjet e fundit në PDK dhe e informova për reformat që po i bëjmë për t’u dhënë sa më shumë hapësirë njerëzve që janë rritur organikisht në PDK dhe energjive të reja që po na bashkohen në vizionin tonë për të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari i njohur, Fabrizio Romano ka shkruar të hënën se…