Krasniqi: Të gjithë deputetët e PDK-së do ta votojnë demarkacionin

26 shkurt 15:55

Çështja e ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, ka hedhur pikëpyetjen në faktin se nëse ekzistojnë numrat e nevojshëm për kalimin e kësaj marrëveshje e cila kërkon shumicën prej dy të tretat e numrit të përgjithshëm të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Me arritjen e marrëveshjes mes koalicionit qeverisës dhe LDK-së, duket se numri i nevojshëm për kalimin e kësaj marrëveshje është afruar.

Mirëpo, përkundër daljes publike të zyrtarëve Partia Demokratike e Kosovës (PDK), se kjo e fundit qëndron e unifikuar lidhur me votimin pro demarkacionit, po del të jetë e vështirë bindja e të gjithë deputetëve nga kjo parti për të votuar pro kësaj marrëveshje.

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, dje gjatë mbrëmjes ka paralajmëruar se ai është kundër marrëveshjes aktuale të demarkacionit, ku shkruante shkurt në llogarinë e vet në “Facebook se “Demarkacioni këtu nuk duhet të kalon…” , gjë që la të kuptohej se ai vazhdon të mbajë qëndrim kundër kësaj marrëveshje.

Por përkundër paralajmërimit të Hasanit se ai nuk është ende pro kësaj marrëveshjeje, nga Partia Demokratike e Kosovës po thuhet se ata qëndrojnë të unifikuar për votimin e Demarkacionit.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë për “lajmi.net” se partia e tij vazhdon me qëndrim të unifikuar për votimin e demarkacionit.

“Grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës do ta votojë ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi me një qëndrim të unifikuar, dhe kjo pa përjashtime” ka thënë Krasniqi, duke lënë të kuptohet se të gjithë deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës do të votojnë pro kësaj marrëveshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka zhvilluar një bisedë…