Krasniqi thotë se në Qeverinë e re të Serbisë fjalën kryesore do ta kenë njerëzit pro Putinit

30 prill 2024 | 12:32

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka bërë me dije se në qeverinë e ardhshme të Serbisë fjalën kryesore do ta kenë servilet e Aleksandër Vuçiqit.

Duke i përmendur me emër disa nga këto figura, ai ka treguar se ata do të jenë njerëz qe janë edhe pro presidentit rus Vladimir Putin.

Krasniqi ka shkruar në “Facebook” se këta do të jenë ruajtësit e karriges, ku Serbia ulet me Rusinë.

“Në qeverinë e re të Serbisë do ta kenë fjalën kryesore emrat e vjetër, që dirigjohen nga Vuçiqi. I. Daçiqi si ministër i brendshëm, B. Gashiqi si ministër i mbrojtjes, M. Vuçeviqi si kryeministër dhe Vulini si anëtar i kabinetit, do ta zbatojnë strikt politikën e Vuçiqit. Këta janë ruajtësit e karriges, ku Serbia ulet me Rusinë. A do të rrëzohet kjo karrige e t’u ngulet në prapanicë, mbetet të pritet. Por e qartë është që sërish njerëzit pro Putinit do të jenë figurat qendrore të qeverisë serbe. Bile Vulini është aty për të bërë Serbia pak hajgare me ShBA-në. Përtej saj, Vulini mund të jetë aty për koordinim me Dodikun e Radojçiqin”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë dëshmisë së tij në Hagë në rastin e liderëve…