Krasniqi thotë se taksa do të mbetet nëse Qeverinë e ardhshme do ta udhëheq Veseli

14 gusht 23:55

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka folur për procesin e zgjedhjeve të parakohshme.

Ai ka thënë se taksa 100 për qind ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës do të mbetet, nëse Qeverinë e ardhshme do ta udhëheq kreu i PDK-së. “Fatkeqësia është se taksa është bërë “jorgan” për t’i mbuluar çështjet e tjera dhe problemet e tjera në Kosovë, kur e kemi vendos këtë tarifë është vendosur si mjet kundërshtimi për agresionin diplomatik dhe kjo tani është bërë si qëllim e jo si mjet, kryeministri Ramush Haradinaj e ka kthyer në qëllim, ne e kemi pas një propozim në koordinim me aleatët e Kosovës për suspendim të taksës”, është shprehur Krasniqi në “Debat Plus” të “RTV Dukagjini”.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Makina më e shtrenjtë në botë e quajtur ‘La Voiture…