Krasniqi: Vaksinimi është ngadalësuar qëllimshëm

30 gusht 2021 | 11:29

Analisti politik Albert Krasniqi ka kritikuar qeverinë për mosmarrje të përgjegjësisë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në mes të shëndetit publik dhe shëndetit të ekonomisë, qeveria Kurti ka zgjedhur ta sakrifikojë të parën.

Sipas tij, tash kur situata ka dalë jashtë kontrollit, qeveria nuk po e merr përgjegjësinë.

Ai ka vlerësuar se intensiteti i vaksinimit është ngadalësuar qëllimshëm në mungesë të vaksinave të bollshme.

 

Postimi i plotë i Krasniqit:

Në dy paraqitjet e fundit, Qeveria e ka pranuar se në mes të shëndetit publik dhe shëndetit të ekonomisë, ka zgjedhur ta sakrifikojë të parën.

Tash kur situata ka dalë jashtë kontrollit, përgjegjësi për këtë nuk po merr. Herë fajëson Qeverinë e kaluar se ka lënë pak inspektorë në AUV, ndonëse masa për të inspektuar nuk kishte; herë fajëson qytetarët se nuk po vaksinohen, ndonëse intensiteti i vaksinimit është ngadalësuar qëllimshëm në mungesë të vaksinave të bollshme.

Pushteti edhe mund të merret duke fajësuar të tjerët, por nuk mund të mbahet si i tillë. Në pushtet duhet të qeverisësh, e të marrësh përgjegjësi për vendimet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkollat ​​në të gjithë Evropën duhet të qëndrojnë të hapura…