Krasniqi: Vështirë mund të merret vesh se çfarë synojnë ShBA-ja dhe BE-ja në raport  me qeverinë Kurti

04 shkurt 2024 | 13:18

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se e ka të vështirë ta kuptojë se çfarë saktësisht po synojnë  Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhje Bashkimi Evropian (BE) në raport me qeverinë Kurti.

Ai ka shkruar në “Facebook” se ShBA-ja dhe  BE-ja e përkrahin dhe të njëjtën kohë e kritikojnë qeverinë.

“Shumë vështirë mund të merret vesh se çfarë saktë synon ShBA e BE në Kosovë, në raport me qeverinë Kurti. Në njërën anë e përkrahin, në të njëjtën kohë e kritikojnë. Kur e përkrahin, nuk e ndihmojnë që të zgjidhë probleme, kur e kritikojnë, nuk i bëjnë asnjë presion që të shmanget nga gabimet. Vetëm fjalë, llafe kot. Rezultati i kësaj loje absurde është vetëm nxitja e histerisë antiperëndimore të militantëve të LV-së  se si Kurti po ua ‘thyen hundët’ edhe ShBA e BE-së”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi…