Krasniqi: Zgjedhjet për kryetarët e komunave në veri pritet të mbahen së shpejti
07 mars 2024
| 15:09
Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, ka thënë se zgjedhjet për kryetarët e rinj në katër komunat veriore të Republikës, pritet të mbahen së shpejti.
Sipas tij, KQZ-ja së shpejti do të dalë me raport për verifikimin e nënshkrimeve që janë mbledhur në peticionin përmes së cilit kërkohet shkarkimi i kryetarëve aktual.
Ai gjatë një aktiviteti në Qendrën Mediale në Çagllavicë, ka thënë se pas peticionit do të mbahet referendumi, i cili sipas tij është procedurë bazuar në ligj.
Ministri Krasniqi ka akuzuar Serbinë duke thënë se “Prishtina punon për demokraci në veri të vendit, kurse Beogradi e do aneksimin e asaj pjesë të Kosovës”.



