Krasniqi:Të përkushtohemi çdo ditë për avancimin e të drejtave të njeriut

10 dhjetor 2021 | 13:17

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë me dije se të drejtat dhe liritë e njeriut janë në bazamentin e shtetit të Kosovës.

Në Ditën e Drejtave të Njeriut, Krasniqi ka shkruar se institucionet dhe gjithë shoqëria e Kosovës duhet të përkushtohet çdo ditë për avancimin e këtyre të drejtave.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe me të drejta të barabarta. Njësoj duhet që ta jetojnë tërë jetën e tyre. Ky është boshti i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut që u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara me 10 dhjetor 1948, e që njihet si Dita e të Drejtave të Njeriut.

Në Kosovë, si një popull që ka vuajtur shumë gjatë mungesën e lirive themelore, arsimimin, lirinë e shprehjes, të punës e madje edhe të jetës, duhet të dimë më së miri që të njëjtat të mos ia mohojmë askujt.

Të drejtat dhe liritë e njeriut janë në bazamentin e shtetit tonë dhe ne, të gjithë, pa dallim, institucione qendrore e lokale, si organizata, shoqëri e individë duhet të përkushtohemi çdo ditë për avancimin e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e gjashtë në Ligën…