Kreu i Komitetit Olimpik të Brazilit dënohet me 31 vite burg

26 nëntor 2021 | 15:08

Carlos Arthur Nuzman, president i Komitetit Olimpik të Brazilit për më shumë se dy dekada, u dënua me 30 vjet e 11 muaj burg për blerjen e votave për të pritjen e Lojërave Olimpike të vitit 2016.

Vendimi i marrë të enjten, vendosi se Nuzmani, 79-vjeç, është fajtor për korrupsion, organizatë kriminale, pastrim parash dhe evazion fiskal. Braziliani nuk do të burgoset derisa të dëgjohen të gjitha apelimet e tij. Hetimet zbuluan se Nuzman dhe tre agjentë të tjerë u koordinuan për të korruptuar ish-presidentin e Shoqatës Ndërkombëtare të Federatave të Atletikës, Lamine Diak dhe djalin e tij Papa Diak për vota. Gjykata dënoi gjithashtu me burg ish-guvernatorin e Rios, Serxho Kabral, biznesmenin Artur Soares dhe Leonardo Griner, i cili ishte drejtori i përgjithshëm i operacioneve të komitetit të Rio 2016.

Kabral është në burg që nga viti 2016 dhe po përballet me një sërë dënimesh dhe hetimesh të tjera, kishte pranuar në gjykatë se dy vjet më parë se kishte paguar rreth 2 milionë dollarë në këmbim të gjashtë votave në takimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) që i dha Rios çmimin.

Hetimi në Brazil filloi në vitin 2017 pasi gazeta franceze Le Monde zbuloi se anëtarët e IOC ishin korruptuar tre ditë përpara seancës së vitit 2009 në Kopenhagë, ku Rio u zgjodh për të pritur Lojërat Olimpike. Një dënim shembull për korrupsionin nga organet më të larta sportive, duke nxjerrë zbuluar manovrat e tyre për përfitime personale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se sipas të dhënave…