Shqipëri, kreu i KQZ-së jep dorëheqje

18 shtator 2020 | 12:29

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni, një muaj para mbarimit të mandatit.

Zguri u emërua në këtë post pas marrëveshjes së 17 majit 2013 mes kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Basha. Më parë ai ishte anëtar i KQZ-së.

I mbetur si i vetmi anëtar i KQZ i zgjedhur nga opozita, Zguri ka pasur shpesh përplasje dhe kundërshtime me anëtarët e tjerë të komisionit.

Gjithashtu, ai nuk ka kandiduar për asnjë nga pozicionet e krijuara nga riformatimi i institucioneve të reja zgjedhore, të lindura nga marrëveshja e 5 qershorit mes socialistëve në pushtet dhe opozitës jashtë Parlamentit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë vende evropiane po përgatiten të zbatojnë masa të reja…