Kreu i kundërzbulimit ushtarak të Ukrainës: Rusët kanë minuar centralin bërthamor të Zaporizhzhia

20 qershor 2023 | 21:44

Kreu i Shërbimit Informativ të Ukrainës, Kyrylo Budanov, tha sot se ekziston rrezik real i një shpërthimi në centralin bërthamor të Zaporizhzhia dhe se forcat ruse kanë minuar centralin ftohës.

“Fatkeqësisht, tani e tutje ekziston një kërcënim i caktuar. Centrali bërthamor i Zaporizhzhia ishte dhe është nën kontrollin e përkohshëm të forcave pushtuese ruse”, tha ai, duke shtuar se rusët tashmë kishin penguar qasjen normale në ujë për ftohjen e energjisë bërthamore, duke prishur digën e Kakhovkës.

Ai thotë se ambientet e centralit bërthamor të Zaporizhzhias janë minuar, në radhë të parë centrali ftohës.

“Nëse e nxjerrin centralin jashtë funksionit duke e hedhur në erë, ka shumë gjasa që të shkaktojë probleme serioze”, tha Budanov.

Kjo nuk është hera e parë që kreu i kundërzbulimit të ushtrisë ukrainase, paralajmëron për veprimet ruse në Zaporizhzhia.

Budanov edhe më herët kishte deklaruar se qëllimi i rusëve është që të hidhet në erë centrali më i madh bërthamor në Evropë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka thënë se në një…