Kreu i ushtrisë britanike: Ushtarët duhet të bëhen gati për të luftuar në Evropë

19 qershor 2022 | 17:45

Trupat britanike duhet të përgatiten për të luftuar edhe një herë në Evropë, teksa lufta në Ukrainë vazhdon, ka paralajmëruar kreu i ri i ushtrisë britanike, Gjenerali Sir Patrick Sanders.

“Pushtimi rus i Ukrainës nënvizon qëllimin tonë thelbësor për të mbrojtur Britaninë e Madhe duke qenë gati për të luftuar dhe për të fituar luftërat në tokë. Tani ekziston një imperativ i flaktë për të krijuar një ushtri të aftë për të luftuar përkrah aleatëve tanë dhe për të mposhtur Rusinë në betejë. Ne jemi brezi që duhet të përgatisim Ushtrinë për të luftuar përsëri në Evropë”, tha Gjenerali Sanders.

Ai tha se është shefi i parë i Shtabit të Përgjithshëm që merr komandën e Ushtrisë “nën hijen e një lufte tokësore në Evropë që përfshin një fuqi kontinentale”, që nga viti 1941, raporton Sky News.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, po ashtu kanë paralajmëruar të jenë të përgatitur për t’i ofruar Ukrainës mbështetje afatgjatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht se jemi në sezonin turistik problemet në jug të…