Krimi në emër të Kulturës

16 janar 2023 | 14:33

Astrit Gashi, gazetar / Suedi

Qendrat e Kulturës të Republikës së Kosovës të cilat ishin hapur në shtete të ndryshme tashmë janë mbyllur.
Ato ishin hapur pa u miratuar një ligj për diasporën, pa një konkurs të hapur, ku do t’u jepet mundësia që njerëzit adekuat të konkurrojnë për udhëheqës të këtyre qendrave dhe jo të caktohet njeriu nga “Rexhepovitët apo Mahmutovitët” varësisht se kush ishin në pushtet. Kultura dhe politika nuk jetojnë së bashku. Thënë, thjeshtë dhe drejt u vodh në emër të diasporës.
Ministria e Diasporës duhet të jep përgjegjësi për vendimin e ngutshëm për hapjen e Qendrave Kulturore pa ndonjë analizë, pa një studim në kundërshtim edhe të legjistracionit të shteteve pritëse të cilat i regjistruan në forma të ndryshme. Madje udhëheqësit e tyre u pagan si mallra dhe shërbime sepse ligji nuk parasheh një pozitë të tillë.
Sa i kushtoi buxhetit të Kosovës një veprim i tillë, po marr shembull qendrën në Suedi!
Lokali i qendrës u pagua 36.000 korona në muaj,
Ndërsa ushtruesi i detyrës në propercion me rrogën e një sekretari të ambasadës. Llogaritë bëni vetë sa i kushtoi Kosovës kjo aventurë për një dekade..!
Kur sikur të analizohej në rregull mërgimtarët kanë të drejtë të formojnë qendra kulturore dhe shpenzimet i mbulon shteti ku ata paguajnë tatim.
Pse nuk shqyrtohen vlerat e diasporës, pse duhet, ministra e zyrtarë të vijnë në vizita të marrin meditje për udhëtime e dreka nga shteti dhe t’i shantazhojnë diasporën duke i bartë me vetura dhe përcjellë në restorante me të mira.
Pse e shkelim bukën e diasporës!? Pse vjedhim kudo, deri kur do të besohemi të punojnë me nder. Apo do të mbetemi hajdutë fisnik të përhershëm.
A ju dhemb zemra kur shikoni këto libra!?
A kujtoni para se t’i gjuani në koshin e plehrave. Sa fëmijëve ju mungojnë këto shkronja!?
Këto janë paratë tuja.
Pse shkatërrojmë gjithçka?
Kush duhet të përgjigjet!?
Mjaftë mos të keqpërdorët diaspora për qëllime të ulëta. Në diasporë ka njerëz që mbajnë gjallë shtetet ku jetojmë. Ishte diaspora shqiptare që formoj shumë shtete.!!
Pse vetëm shtetin tonë e vjedhim kush të zgjohet me herët!???

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka…