KRISTAQ PORODINI SHQIPTARI ME KONTRIBUT TË MADH PËR KOSOVËN

24 nëntor 2021 | 20:22


Ismet Sylejmani

Shqipëria, Nëna jonë, ka lindur dhe ka rritur bijë e bija, të cilët i kanë dalur zot fateve të Atdheut!
Kombi ynë përballë këtyre përsonaliteteve të mëdha të Tij, ka e do të ketë përgjithmonë nderim e respekt!
Populli shqiptar, do ti ketë në shekuj në flamurin e lavdisë kombëtare!
Kristaq Porodini, shoku e miku im i madh, është njëri prej bijëve të mëdhenj të popullit, Atdheut e Kombit tonë!
Kristaq Porodini, është njëri nga figurat e mëdha,i cili duke qenë i ngarkuar me detyra shtetërore nga Partia dhe shteti shqiptar, luajti rol te madh, të pa zëvendësueshëm e për admirim!
Kritaq Porodini ishte Instruktor në Komitetin Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, në sektorin për Kosovën!
Sektori për Kosovën pranë Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërsë, ishte sektor politik!
Sektori u krijua në vitin 1979 dhe vazhdoi derisa ndryshoi sistemi politik në Shqipëri!
Kristaq Porodini në sektorin për Kosovën, filloi në vitin 1981 dhe vazhdoi deri ne vitin 1991 kur edhe ndryshoi sistemi!

Sektori merrej vetëm me Kosovën dhe organizonte gjithëçka, të gjitha levat e shtetit shqiptar, për Kosovën në të gjitha drejtimet: politike, ekonomike, kulturore, arsimore etj!…
Sektori ka zhvilluar aktivitetin e tij dhe ka organizuar gjithëçka nën drejtimin e Partisë së Punës!

Kristaq Porodini, me tërë familjen e Tij ishte vënë në shërbim të luftës për liri,çlrim e pavarësi të Kosovës nga Serbia pushtuese!
E tërë familja e Kristaq Porodinit ishte në shërbim të aktivitetit dhe veprimtarisë së Tij shtëterore për Kosovën!

Shtëpia e Kristaq Porodinit në Tiranë ishte një nga bazat e mëdha të veprimtarëve të shquar të LPRK-LPK-së dhe të UÇK-se!

Në shtëpinë e Kristaq Porodinit kanë qëndruar udhëheqësit e drejtuesit kryesorë të Lëvizjes e të UÇK-së!
Në shtëpinë e Kristaq Porodinit, kanë gjetur mikëpritjen dhe bujarinë e familjes shqiptare tiranase, të gjithë veprimtarët nga Kosova!

Heronjtë e Kombit Ahmet Haxhiu, Xhavit Haziri, Arif Seferi, pastaj drejtuesit kryesorë të Lëvizjes e të UÇK-së Fazli Veliu, Xhavit Haliti, Ali Ahmeti, Azem Syla etj., ishin të gjithë në shtëpinë bazë të LPRK-LPK dhe UÇK-së të Kristaq Porodinit!

Familja e Kristaq Porodinit, të gjithë Babai, Nëna, Bashkëshortja e Tij, ishin të përfshirë në kauzën e shenjtë të sherbimit dhe aktiviteteve e kontributit për çështjen e Kosovës!

Kristaq Porodini, ka qenë lidhja e madhe zyrtare shtetërore në mes të Shqipërisë dhe Kosovës!

Kristaq Porodini, ka qene lidhje në mes të Partisë së Punës të Shqipërisë dhe Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës!

Deri te themelimi dhe dalja në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kristaq Porodini, ka dhënë kontribut madhor, që është i pakapercyeshëm dhe i pamohueshëm!

Radhët e organizuara politike ilegale atdhetare të LPRK-LPK-së, dhe ato të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e kanë për obligim që për personalitetin e Kristaq Porodinit, të organizojnë nderim publik kombëtar, të shkruajnë artikuj, libra e organizime të ndryshme nderuese e mirënjohëse!

Populli shqiptarë i Kosovës ndaj Kristaq Porodinit, këtij burri të madh e të lavdishëm të Shqipërisë, i cili tërë jetën e Tij i shërbeu sektorit për çështjen e Kosovës, duhet ti jetë mirënjohës përgjithmonë!

I dashur dhe i nderuar shoku e miku im i madh Kristaq Porodini, emrin Tënd populli shqiptar i Kosovës, do ta ketë të shkruar në murin e Saj të lavdisë kombetare e shtetërore!

Prishtinë, 24 Nëntor 2021

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Obduksionet e viktimave të aksidentit me autobus në Bullgari janë…