Kritikohet MPB-ja për mospunësimin e kadetëve të shkolluar në Turqi

11 korrik 2019 | 11:41

Ankesa e kadetëve të shkolluar në Turqi është arsye pse Komisioni për Punë të Brendshme ka ftuar në raportim ministrin e Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa.

Anëtari i këtij komisioni nga radhët e PDK-së, deputeti Fatmir Xhelili, ka thënë se mospunësimi i këtyre njerëzve që kanë fituar dije jashtë vendit është i papranueshëm.

Xhelili i ka rekomanduar MPB-së që të gjejë një formë që t’i punësojë këta 11 persona që për 5 vite janë shkolluar në Turqi.

Ndërsa, deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka deklaruar se është i shqetësuar me këtë padrejtësi qe po u bëhet atyre.

Në anën tjetër ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka thënë se është i njoftuar me këtë rast prej nëntorit të vitit të kaluar.

Sipas tij faj ka legjislacioni që nuk i ka mundësuar punësim ad – hoc nëpër institucione, pasi ky grup i personave kanë refuzuar që të punësohen në disa institucione, por të njëjtit kanë refuzuar diçka të tillë meqë kanë kërkuar që të punësohen me uniformë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është lansuar zyrtarisht Koalicioni i Kosovës për Pajtim, ku kanë…