Kritiku i Putinit lirohet nga spitali

23 shtator 2020 | 11:27

Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, është lëshuar nga spitali në Berlin, ku ai është trajtuar pasi u sëmur muajin e kaluar gjatë një fluturimi nga Siberia për në Moskë.

Ai më pas u dërgua në Berlin derisa ishte ende në koma.

“Gjendja e pacientit është përmirësuar mjaftueshëm duke mundësuar që ai të lirohet nga kujdesi spitalor”, ka njoftuar spitali të mërkurën, duke shtuar se shumë herët për të vlerësuar efektet e mundshme afatgjata të helmimit.

“Bazuar në përparimin e gjendjes së pacientit, mjekët besojnë se shërimi i plotë është i mundur. Megjithatë, mbetet shumë herët për të vlerësuar efektet e mundshme afatgjata të helmimit të tij të rëndë”, është thënë në njoftim.

Qeveria gjermane ka vlerësuar se analizat e zhvilluara në disa vende evropiane, kanë treguar se Navalny ishte helmuar me agjentin nervor Noviçok dhe Perëndimi kërkoi njëzëri shpjegime nga Rusia.

Kurse, qeveria ruse ka mohuar çdo përfshirje në helmimin e aktivistin të opozitës ruse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Seancën e pestë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së…