Kriza energjetike dhe kriza me rritjen e çmimeve po i varfëron qytetarët

06 gusht 2022 | 15:03

Lidhja Demokratike e Kosovës, sot ka mbajtur konferencë për medie lidhur me krizën energjetike dhe krizën me rritjen e çmimeve e cila po i varfëron qytetarët e Kosovës.

“Kriza energjetike dhe kriza me rritjen e çmimeve po i varfëron qytetarët e Kosovës. Në këtë krizë të madhe, edhe më e varfër është përgjigjja e Qeverisë së Kosovës me mungesën e masave përkrahëse ndaj qytetarit të Kosovës”, ka thënë deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa.

Ai ka theksuar se përderisa qytetarët e Kosovës po përjetojnë gjendjen e rëndë, me norma rekorde të inflacionit, me çmime stratosferike të produkteve bazike të cilat nga muaji në muaj vetëm po shkojnë duke u rritur, pushteti ka zgjedhur ta luaj rolin e spektatorit duke propaganduar rritje të pashembullt ekonomike.

“Sot është paralajmërimi i radhës se Qeveria ende s’ka ndërmarrë asnjë masë apo hap konkret që qytetarëve tanë në dimër të mos u shtohet edhe një barrë në xhepin e tyre”.

“Qeveria merr vendime boshe, derisa kompanitë e sektorit të energjisë janë zhytur në borxhe ndaj njëra-tjetrës dhe ndaj tregut ndërkombëtar. Qeveria premton 90 milionë euro subvencione për energjinë, gjersa sektori i energjisë po shkon drejt bankrotimit!”, ka theksuar Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fisnik Rugova është përforcimi i radhës i KB Bashkimit. Klubi…