Kriza energjetike, Rama: Nëse kemi mundësi do ta ndihmojmë sërish Kosovën

05 janar 2022 | 20:32

Shqipëria furnizoi me energjie elektrike Kosovën në ditët e ndërrimit të viteve në mënyrë që qytetarët të kishin mundësi të festonin pa brengën se do të kishte reduktime. Megjithatë, kjo mund të mos jetë ndihma e fundit.

Kryeministri Edi Rama ka thënë sot se do të shikojnë mundësitë dhe nëse është e mundur do të ndihmojë sërish Kosovën.

“Kosova është në një situatë kritike që lidhet edhe me një trashëgimi të vështirë të një sistemi jashtëzakonisht problematik të prodhimit, garantimit të energjisë e kështu me radhë, ne kemi dhënë ndihmën tonë për Kosovën. Më vjen mirë që mundëm ta ndihmojmë përsëri pasi patëm një ndërprerje për disa ditë për pamundësinë tonë, por sidoqoftë u rikthyem për të dhënë ndihmën tonë për ditët që ndanin vitet, do të shikojmë në vijim çdo rast dhe sido që të jetë mundësia, sado e vogël ne përsëri do të japim ndihmën tonë për Kosovën”, ka deklaruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot iu dha lamtumira e fundit, gazetarit veteran Hysni Syla.…