Kriza politike, ambasadori suedez: Kosova në situatë të vështirë, në politikë duhet të bëhen kompromise

05 gusht 2025 | 15:56

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka deklaruar se Kosova ndodhet në një situatë të vështirë, duke komentuar bllokadën e krijuat me moskonstituimin e kuvendit.

Westerlund, ka thënë edhe se, në politikë duhet të bëhen kompromise.

“Disa gjëra po bëhen shumë të vështira. Zgjedhjet nuk kanë të bëjnë vetëm me demokracinë. Nuk kanë të bëjnë vetëm me procesin zgjedhor, por edhe me qeverisjen e shtetit dhe kjo po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Të gjithë jemi të vetëdijshëm që sot në botë ekziston një polarizim i madh ndërmjet së majtës dhe së djathtës dhe duket se shumë liderë dëshirojnë të jenë 100 për qind të drejtë, të fitojnë gjithçka. Por, e dini në politikë duhet të bëhen kompromise. Kjo është një dukuri globale. Problemi në Kosovë është që Kosova është një shtet shumë i ri. Kosova nuk është pjesë e strukturave euroatlantike, ndaj është më e ndjeshme. Prandaj, Kosova ndodhet në një situatë më të vështirë momentalisht. Dëgjuam për vështirësitë në pagesën e rrogave për disa nga gazetarët në RTK. Pashë që institucioni i Avokatit të Popullit doli dje me një paralajmërim. Unë besoj se kjo po e rrezikon funksionimin demokratik të shtetit. Kështu që mendoj se ndodhemi në një situatë serioze”, ka thënë  ambasadori  Westerlund në një intervistë për “EO”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, ka bërë me dije se…