Deputeti i LDK-së: Kushtetuesja duhet t’ia marrë partisë së parë të drejtën e propozimit të kryeparlamentarit

05 gusht 2025 | 15:53

Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, ka bërë me dije se do ta respektojnë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Por, ai ka thënë se Gjykata Kushtetuese duhet t’ia marrë të drejtën e propozimit për kryeparlamentar partisë së parë, Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas tij, edhe nëse Kushtetuesja do të kërkojë që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, LDK-ja është e gatshme për një gjë të tillë.

“LDK-ja respekton çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese. Kujtoj se në këtë moment që jemi vendimet e Gjykatës Kushtetuese do të jenë në respektim të rendit të ditës, pra votimit të hapur. Në këtë kontekst unë mendoj se do të jetë edhe vendimi i Gjykatës. LDK-ja është e gatshme të shkojë edhe në një proces të ri zgjedhor nëse kërkohet”, ka thënë Xhaferi për “RTV21”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…