Krizat përshpejtojnë ndryshimin!

09 mars 2022 | 16:36

Shkruan: Dardan Sejdiu

Pandemia e Covid-19 përshpejtoi transformimin digjital dhe megjithëse sot jemi ende në fillimet e krizës që lidhet me agresionin Rus në Ukrainë, një gjë po bëhet shumë e qartë:

Kjo luftë do të përshpejtojë transformimin energjetik dhe mendësinë që lidhet me llojin e energjisë e infrastrukturës energjetike që i duhet botës demokratike në të ardhmen.

Agresioni Rus ndaj Ukrainës po e kthen me hapa të shpejtë, ndonëse deri tash vetëm flitej për të, pavarësinë energjetike në një imperativ sigurie. Evropa dhe bota demokratike nuk duhet të kenë varshmëri nga Rusia dhe vendet që nuk përqafojnë vlera të njëjta shoqërore dhe ekonomike.

Tash, rruga përpara është verbuese. Evropa dhe ShBA-të duhet të nxisin politika për energjinë e rinovueshme dhe të gjelbër dhe kështu të ndihmojë planetin në aspekt të ndryshimeve klimatike (të cilat janë bërë pothuajse të pakthyeshme) dhe vetën e vlerat demokratike duke krijuar pavarësi energjetike.

Për të arrit në një pikë të tillë duhet angazhim epokal në koordinim, planifikim e financiar.

Prandaj sfida kryesore e kësaj gjeneratës tonë në këtë kohë mbetet në planifikimin, organizimin dhe financimin e një tranzicioni të drejt e përfshirës në energji te pastër.

Infrastruktura energjetike dhe digjitale janë gjithashtu sfida edhe për vendin tonë. Andaj, a do të jemi të gatshëm si shoqëri në krye me kastën momentale të punojmë në këtë drejtim apo ende të merremi me të kaluarën e inatet subjektive, kjo mbetet të shihet në të ardhmen e afërt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë, ka…