Kroacia kalon ligjin për ta futur në përdorim euron

13 maj 15:43

Ligjvënësit kroatë miratuan të premten një ligj që hap rrugën për futjen në përdorim të monedhës euro vitin e ardhshëm.

Kroacia do të zëvendësojë kunën kroate me euron më 1 janar 2023.

117 vota ishin në favor të legjislacionit për euron, 13 vota kundër dhe një ligjvënës abstenoi në parlamentin prej 151 anëtarësh.

Kroacia, e cila iu bashkua Bashkimit Evropian më 2013, mbetet ndër ekonomitë më të dobëta të bllokut pas luftës në vitet 1992-95.

Partitë e krahut të djathtë në parlamentin kroat ishin kundër futjes në përdorim të euros, duke thënë se kjo do të rriste varfërinë dhe do të ushtronte presion mbi qytetarët.

Të dyja monedhat janë vendosur të përdoren paralelisht në muajt pas fillimit zyrtar të aplikimit të euros.

Ekonomia e Kroacisë varet nga të ardhurat nga turizmi gjatë muajve të verës. Vendi tërheq qindra mijëra turistë evropianë dhe të tjerë çdo sezon.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e shtunë) dhe pasnesër (e diel) do të zhvillohen…