Kroacia nuk e ekstradon Ismail Morinën në Serbi

10 prill 2018 | 16:37

Ministria kroate e drejtësisë ka konfirmuar për “Radion Evropa e Lirë” se nuk do ta ekstradojë tifozin shqiptar Ismail Morina në Serbi.

Morina ishte ndaluar në Kroaci më 2017, me një urdhër arresti të Serbisë nën akuzat se ka nxitur urrejtje kombëtare, me ngritjen e një droni me flamur që përmbante simbole kombëtare shqiptare, gjatë një ndeshjeje futbolli ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë në Beograd, në vitin 2014.

Vendimin për mos ekstradim të Morinës e ka nënshkruar ministri kroat, Drazhen Boshnjakoviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e dhjetëvjetorit të Ditës së Kushtetutës së Kosovës,…