Kroos: Gara për titull nuk ka përfunduar, luftojmë deri në ndeshjen e fundit

24 mars 2023 | 14:53

Gara për titull në Spanjë po konsiderohet e mbyllur pas fitores që Barcelona e arriti në “El Clasico”, por mesfushori Toni Kroos ka thënë se Real Madridi nuk dorëzohet asnjëherë.

“Për mua nuk ka përfunduar asgjë. Ne jemi Reali i Madridit dhe e kemi për detyrë të luftojmë deri në ndeshjen e fundit. Natyrisht që nuk jemi në pozitat më komode për të folur për titullin në La Liga, por jemi plotësisht në garë, përderisa matematika na mban në lojë. Të jeni të bindur se çfarëdo të ndodhë Reali nuk do të dalë të bëjë dhurata. Ne do të bëjmë gjithçka për të fituar sa më shumë ndeshje. Pastaj kemi dhe të tjera gara të rëndësishme përpara në Kupë e Ligën e Kampionëve, ndaj fitoret në La Liga shërbejnë për t’i përgatitur dhe këto takime në mënyrë më të mirë”, ka thënë Kroos.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…