Kroosi preferon Ligën e Kampionëve para Kupës së Botës

04 nëntor 2022 | 17:00

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos ka folur në lidhje me karrierën e tij.

Futbollisti i Real Madridit, Toni Kroos ishte i ftuar në ‘Universo Valdano’, programi i intervistës ‘Movistar +’. Në një intervistë të gjerë, gjermani ka folur në lidhje me karrierën e tij dhe titujt e fituar.

Ai në një moment u pyet të zgjedhë në mes një Botërori ose pesë Kupa Evropiane.

“Po i mbaj pesë kampionët, për shkak të sasisë dhe sepse më pëlqen gjithmonë qëndrueshmëria. Të fitosh pesë në tetë vjet është diçka shumë e veçantë. Nuk ka qenë një pyetje shumë e vështirë (qesh)”, tha gjermani.

Kujtojmë që Kroos ka fituar çdo trofe të mundshëm me Real Madridi që nga transferimi i tij në vitin 2014.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Instituti i Historisë ka krijuar studiues e historianë të rinj,…