KRPP-ja lansoi video tutorialet e e-Prokurimit

24 maj 2019 | 15:52

Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), me mbështetje nga USAID-i, lansoi video tutorialet që udhëzojnë shikuesit për përdorimin e platformës së prokurimit elektronik.

“Video tutorialet do të zëvendësojnë sesionet e trajnimit klasik në klasë me një përvojë online që mund të shikohet atëherë kur i konvenon përdoruesit. Të gjithë zyrtarët qeveritarë të cilët janë të ngarkuar me zbatimin e procedurave të duhura të prokurimit do të jenë në gjendje të përfitojnë dhe të mësojnë nga këto video tutoriale. Në mënyrë të ngjashme, bizneset dhe organizatat e shoqërisë civile do të përdorin tutorialet online për të mësuar si mund ta regjistrojnë subjektin e tyre në platformën e prokurimit elektronik dhe për të përgatitur dhe dorëzuar ofertat e tyre për tenderët publik”, thuhet në njoftimin e KRPP-së.

Sipas KRPP-së, video tutorialet do të gjenden në kuadër të platformës së e-Prokurimit dhe në seksionin e udhëzuesve të trajnimit në uebfaqen e KRPP-së, duke promovuar qëndrueshmërinë afatgjatë dhe adoptimin më të plotë të platformës së e-Prokurimit.

“Para prezantimit të përvojës online, KRPP-ja dhe Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP), përmes mbështetjes nga aktiviteti i USAID-it Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, organizuan shumë sesione mbi e-Prokurimin për zyrtarët e prokurimit, komunitetin e biznesit dhe organizatat e shoqërisë civile. Mirëpo, kjo metodë e ofrimit të trajnimeve doli se merr shumë kohë dhe është e kushtueshme dhe e vështirë për t’u vazhduar duke pasur parasysh se për çdo përdorues të ri qeveria duhej të ofronte sesione të reja trajnimi”, është thënë në njoftim, duke u shtuar se si pjesë e kapaciteteve më të qëndrueshme të trajnimit, KRPP-ja dhe IKAP-i tani po e krijojnë këtë mekanizëm trajnimi online, duke ecur drejt një sistemi për trajnimin e zyrtarëve publikë, veçanërisht atyre të sapo punësuar, me shkathtësitë e nevojshme për punën e tyre të prokurimit në mjedis modern të prokurimit elektronik. “Ky udhëtim drejt vetëmbështetjes kulmoi me ngjarjen e sotme ku KRPP-ja hodhi në përdorim videot e reja të trajnimit për zyrtarët publikë dhe operatorët ekonomikë të sektorit privat”.

Në fjalën e tij, kryetari i KRPP-së, Osman Vishaj ka cituar Ambasadorin e SHBA-ve Philipe Kosnet, siç është shprehur ditë më parë se “Kosova po hynë në dhjetë vjetorin e dytë të pavarësisë dhe po mahnit botën sa i përket transparencës së prokurimit publik”.

Visha ka falënderuar USAID-in dhe Projektin “TEAM”, për përkrahjen e vazhdueshme.

Ai ka thënë se KRPP-ja,  perceptohet si një autoritet i fuqishëm, që ndikon shumë në sistemin e Prokurimit Publik dhe se shërbimet e KRPP-së konsiderohen si profesionale dhe adekuate nga shumica e palëve të intervistuara. “Për më tepër, KRPP ka  krijuar sistemin e prokurimit elektronik në Kosovë  dhe se nga 1 Janar 2019 të gjitha ofertat dorëzohen ne mënyrë elektronike pra përmes Platformës së E-Prokurimit”.

Ai përmendi Raportin e përgatitur nga TAIEX për Komisionin Evropian ku theksohet “se të gjitha palët e intervistuara në përgjithësi e konsiderojnë sistemin e prokurimit elektronik si një kontribut të rëndësishëm për transparencën e sistemit të PP-së në Kosovë“ është ky vlerësimi që i është  bërë Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Në ceremoninë e sotme, drejtorja e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, së bashku me kryetarin e Bordit të KRPP-së, Osman Vishaj, të shoqëruar nga drejtorja e IKAP-it, Refkije Sulcevsi zyrtarisht hodhën në përdorim video trajnimet për platformën e e-Prokurimit. Në ngjarje morën pjesë aktorët kryesorë të prokurimit publik, duke përfshirë përfaqësues nga Organi Shqyrtues i Prokurimit, komuniteti ndërkombëtar i donatorëve, bizneset dhe shoqëria civile.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic e…