KRU ‘Prishtina’: Mos e përdorni ujin e pijshëm për ujitje

27 qershor 2023 | 10:40

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, ka bërë sërish thirrje për kursim të ujit. Sipas tyre ujë i pijshëm është duke u shpërdoruar. Andaj sipas tyre në disa vende po ka reduktime.

“Destinimi i ujit të pijshëm për ujitje është i papranueshëm, andaj edhe reduktimet në disa pika furnizuese po bëhen për shkak të shpërdorimit”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar konsumatorë!

Kërkesa për ujë ka filluar të rritet jashtëzakonisht.

E kuptojmë kërkesën racionale për ujë të pijshëm.

Destinimi i ujit të pijshëm për ujitje është i papranueshëm, andaj edhe reduktimet në disa pika furnizuese po bëhen për shkak të shpërdorimit.

Na ndihmoni të iu ofrojmë shërbime të mira, por kur ka keqpërdorime faji nuk është te ne.

Nuk ndjehemi aspak mirë kur ju nuk keni ujë, por përmes jush të vetëdijësohemi për përdorim të drejt të ujit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ekranin e SuperSport News u transmetua mbrëmjen e të…