KRU ‘Prishtina’: Nga sot zero tolerancë për konsumatorët ilegalë të ujit

26 prill 2023 | 11:13

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” ka njoftuar se nga sot (e mërkurë) do të realizohen dy shkyçje të mëdha dhe se nga kjo ditë do të ketë zero tolerancë për konsumatorët e kyçur ilegalisht në sistemin publik të ujësjellësit.

Në faqen zyrtare të kësaj kompanie në “Facebook”  është bërë me dije se furnizimi me ujë të pijshëm po rrezikohet gjithnjë e më shumë nga kyçjet e paautorizuara, nga ata konsumatorë që furnizohen me ujë duke shfrytëzuar alternativa ilegale.

“Andaj, sot e tutje do jemi pa kompromis ndaj atyre që me vjet marrin ujë pa paguar për shërbime të ujit, e aq më keq kur sot kemi blloqe banesore që as nuk janë regjistruar edhe pas dhjetëra vërejtjeve që u kemi bërë. Nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat e ujit dhe as për ata që kanë shfrytëzuar alternativa ilegale. Nga sot, në aksion të paparë deri më sot”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun në…