KRU “Prishtina” pranon donacion nga kompanitë Water Scope dhe WaterWorks

17 qershor 2021 | 15:05

Gjatë ditës së sotme, në zyrën qendrore të KRU” Prishtina” , u mbajt takimi me kompanitë Hungareze Water Scope dhe Budapest Waterworks.

“Takimi ishte takim startues “kick-off” meeting. Menaxhmenti jashtëzakonisht i përkushtuar i KRU “Prishtina” ka arritur të siguroj një donacion Grant, për reduktimin e Humbjeve dhe Efiçiencës së energjisë me kompani profesionale nga Republika e Hungarisë. Falë bashkëpunimit kolegial në sektor është arritur që të sigurohet një fond i tillë nga menaxhmenti – respektivisht nga drejtoria teknike e KRU” Prishtina” sh.a.

Takimi fillestar ishte i shkëlqyeshëm dhe frytdhënës , me ç’rast do punohet për dy ditë radhazi bashkërisht, për një analizë të mirëfilltë të gjendjes”, është thënë në njoftimin e KRU “Prishtina”.

‘Faleminderit Republikë e Hungarisë, faleminderit që mbështetja juaj për sektorin e ujit nuk ka munguar asnjëherë! Ju jemi jashtëzakonisht mirënjohës!”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga…