KRU ‘Prishtina’ shkyç konsumatorët borxhlinj në rrugën ‘Muharrem Fejza’
                28 shtator 2023
                |  13:06
            
        Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ka bërë shkyçjen nga shërbimet e ujit për konsumatorët me borxhe në rrugën “Muharrem Fejza” në kryeqytet.
Po ashtu, KRU-ja ka paralajmëruar edhe shkyçje të tjera.
“Sapo u shkyçën konsumatorë në rrugën ‘Muharrem Fejza’ për borxhe të mëdha ndaj shërbimeve të ujit. Shkyçjet po aplikohen duke i përfillur dhe bazuar në rregulloret dhe ligjet në fuqi. Vazhdojmë tutje”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        