Kryebashkiaku i Majamit shpall kandidaturën për president të ShBA-së

15 qershor 2023 | 15:23

Kryebashkiaku i Majamit, Francis Suarez, ka njoftuar kandidaturën e tij për president të ShBA-së, duke iu bashkuar radhës së gjatë që kërkojnë nominimin republikan.

Suarez, 45-vjeç, ka paraqitur dokumente në Komisionin Federal të Zgjedhjeve, duke u bërë kandidati i parë hispanik në garën presidenciale të ShBA-së që do të mbahen në vitin 2024.

Suarez, djali i kryebashkiakut të parë të Majamit me origjinë kubaneze, do të përballet me ish-presidentin e ShBA-së, Donald Trump, ish-zëvendëspresidentin Mike Pence, guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis, ish-guvernatoren e Karolinës së Jugut, Nikki Haley, senatorin Tim Scott, ish-guvernatorin e Arkansas, Asa Hutchinson, manjatin Vivek Ramaswamy, ish-guvernatorin e New Jersyt, Chris Christie dhe miliarderi – guvernatori i Dakotës së Veriut, Doug Burgum.

Ish-presidenti Trump, ndaj të cilit janë ngritur dy padi, favorizohet në shumicën e sondazheve kombëtare, i ndjekur nga DeSantis. DeSantis shihet si sfiduesi më serioz republikan i Trumpit.

Në frontin demokrat, presidenti Joe Biden është duke rikandiduar edhe për një mandat në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa është sfiduar nga autorja bestseller, Marianne Williamson dhe Robert F. Kennedy Jr., nipi i ish-presidentit amerikan, John F. Kennedy.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania do të rrisë kompensimin për të mbijetuarit e holokaustit…