Kryediplomati Bujar Osmani përplaset me Ambasadën ruse në Shkup

17 prill 2021 | 23:37

“Maqedonia e Veriut plotësisht mbështetë dhe solidarizohet me masat e SHBA-së, si përgjigje ndaj aktiviteteve destabilizuese të Rusisë kundër Amerikës dhe aleatëve tanë.

Përmirësimi i sigurisë sonë kolektive është prioritet i yni”. Është ky twiti i kryediplomatit Bujar Osmani që ka acaruar rusët që të reagojnë nëpërmes Ambasadës së Rusisë në Shkup.

“Do ta kemi parasysh solidaritetin e Maqedonisë që bazohet në akuza të paprovuara për aktivitetet ruse. Besojmë se prioritetet duhet të reflektojnë dhe të korrespondojnë me kërcënime të përbashkëta dhe sfida.

Këta deklarata aspak nuk i ndihmojnë përpjekjeve publike të Maqedonisë për t’i përmirësuar raportet e interesit të ndërsjell me Rusinë”, thuhet në reagimin e Ambasadës ruse në Shkup.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur…