Kryediplomati holandez jep dorëheqje për një gënjeshtër

13 shkurt 2018 | 19:19

Ministri holandez i Punëve të Jashtme, Halbe Zijlstra, ka dhënë sot dorëheqje nga posti i tij.

Zijlstra ka pranuar para Dhomës së Ulët të Parlamentit se kishte gënjyer për pjesëmarrjen e tij gjatë një takimi me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Sot nuk kam asnjë alternativë tjetër përveç dorëheqjes drejtuar autoritetit më të lartë mbretit”, pohoi ai, mjaft i prekur, duke i dhënë fund polemikës së krijuar, ndërkohë ishte parashikuar në agjendë që ai të nisej disa orë më vonë për një vizitë zyrtare në Rusi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, ka njoftuar të martën kabinetin qeveritar për…