Kryediplomati italian bën thirrje për formimin e ushtrisë së BE-së

07 janar 2024 | 13:49

Bashkimi Evropian (BE) duhet të formojë ushtrinë e vet të kombinuar që mund të luajë një rol në ruajtjen e paqes dhe parandalimin e konfliktit, ka thënë ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani.

Në një intervistë për gazetën italiane “La Stampa”, Tajani ka thënë se bashkëpunimi më i ngushtë evropian për mbrojtjen ishte prioritet për partinë që ai drejton “Forza Italia”.

“Nëse duam të jemi paqeruajtës në botë, na duhet një ushtri evropiane. Dhe ky është një parakusht themelor për të qenë në gjendje të kemi një politikë të jashtme efektive evropiane”, ka thënë Tajani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…