Kryemadhi: As armët bërthamore nuk e mundin popullin shqiptar

16 shkurt 2019 | 18:20

Monika Kryemadhi foli nga selia e LSI-së, pas mbylljes së protestës së opozitës, duke thënë se sot shqiptarët treguan se janë kundër politikës së Edi Ramës.
“Jo gazlotsjellës, por edhe të gjithë arsenalin bërthamor të Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së ta mbledhë kundër popullit të tij nuk mund ta mundë dot. Sot, shqiptarët treguan që janë kundër politikës së Edi Ramës, kundër taksave dhe çmimeve të larta, janë kundër shëndetësisë më të shtrenjtë që promovohet si shëndetësia falas dhe grabitjeve të Edi Ramës”, ëshët shprehur ajo.

“Sot filloi rrënimi i botës së krimit që përfaqësohet nga Edi Rama”, ka deklaruar kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka thënë se çdo 17…