Kryemadhi mesazh para protestës: Sot është dita e qytetarëve!

02 qershor 2019 | 13:07

Pak orë para protestës kombëtare të opozitës së bashkuar, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka një mesazh për shqiptarët.

Përmes llogarisë në llogarinë e vet në “Facebook”, kryetarja e LSI-së shkruan se Shqipëria ka nevojë për forcën e protestës qytetare.

Postimi i plotë i Kryemadhit:

Sot më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për forcën e protestës qytetare, ka nevojë që të gjithë bashkë të dëshmojmë se e ardhmja e fëmijëve tanë nuk mund të jetë peng i papërgjegjshmërisë së Edi Ramës!

Sot është dita e qytetarëve.

Prandaj të gjithë bashkë,
pa asnjë dallim në jemi të rinj apo të moshuar,
burra apo gra,
nga fshati apo nga qyteti,
nga jugu a nga veriu,
me apo pa parti,
të majtë apo të djathtë,
të jemi bashkë në protestën e shpresës, sepse e keqja po shembet dhe se e nesërmja bëhet më e mirë, vetëm kur qytetarët i dalin zot fatit të tyre!

Shqipëria pa varfëri dhe me punë të ndershme, pa korrupsion e në luftë me krimin e organizuar, pa drogë e oligarkë, por me njerëz që e duan familjen dhe atdheun e konsiderojnë shtëpinë e tyre, është më e rëndësishme, më e madhe dhe më e fortë se Edi Rama dhe klani i tij kriminal!

Sot më shumë, sot më të vendosur, sot më të fortë, sot më të bashkuar! /TCh/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka…