Kryeministrat e tri shteteve evropiane publikojnë fotografi nga Kievi: Këtu po shkruhet historia
Kryeministri i Çekisë, Petr Fiala, ai i Sllovenisë, Janez Jansha, si dhe ai i Polonisë, Mateusz Morawiecki, të cilët kanë arritur në Kiev për takimin që pritet të mbajnë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Fotografi nga Kievi ka postuar kryeministri polak Morawiecki.
“Pikërisht këtu, në Kievin e shkatërruar nga lufta, po shkruhet historia. Pikërisht këtu, liria lufton kundër botës së tiranisë. Është këtu që e ardhmja e të gjithë neve varet në balancë. BE-ja mbështet Ukrainën, e cila mund të llogarisë në ndihmën e miqve të saj – ne e sollëm këtë mesazh në Kiev sot”, shkroi ai në Twitter.
Të tre kryeministrat shkuan në Ukrainë në pikun e luftës dhe në një periudhë kur forcat ruse kanë rrethuar Kievin.
It is here, in war-torn Kyiv, that history is being made. It is here, that freedom fights against the world of tyranny. It is here that the future of us all hangs in the balance. EU supports UA, which can count on the help of its friends – we brought this message to Kyiv today. pic.twitter.com/Us7k9xTq5f
— Mateusz Morawiecki (@MorawieckiM) March 15, 2022



