Kryeministri Abazoviç: Deri në formimin e qeverisë së re, nuk do ta marr rrogën e deputetit

29 gusht 2023 | 18:13

Kryeministri me mandat teknik në Malin e Zi, Dritan Abazoviç, ka njoftuar drejtoreshën e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (ASK), Jelena Peroviç se nuk do të japë dorëheqje nga pozita e tij parlamentare deri në zgjedhjen e qeverisë së re dhe se nuk do të marrë rrogën e deputetit deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

Abazoviç ka kujtuar se më 27 korrik është konstituuar mbledhja e 28-të e Kuvendit, ku është zgjedhur deputet dhe se mandati i tij parlamentar është verifikuar në seancën konstituive, shkruan Vijesti.

Në letër ai thekson se Kushtetuta parashikon që Presidenti dhe anëtari i Qeverisë nuk mund të kryejnë funksione parlamentare, ndërsa Ligji për Parandalimin e Korrupsionit parashikon detyrimin për dorëheqje brenda 30 ditëve nga fillimi i funksionit të dytë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Demokracisë së Re Serbe dhe një nga liderët…