Kryeministri Haradinaj merr vizën e Britanisë

01 shkurt 12:55

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është pajisur sot me vizë të Britanisë së Madhe.

Burimet e “Indeksonline” kanë konfirmuar se kryeministri Haradinaj ka pranuar pasaportën bashkë me vizën e kërkuar prej ambasadës së Anglisë.

Ndonëse mediet kishin raportuar se Haradinajt i është refuzuar viza, një gjë e tillë doli të jetë spekulim mediatik.

Ndërkohë Haradinaj është në procedurë edhe për marrjen e vizës nga Shtet e Bashkuara të Amerikës dhe për këtë ende nuk ka marrë përgjigje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka thirrur për…