Haradinaj: Zgjedhjet nuk janë në agjendë

13 nëntor 2018 | 15:41

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se në këtë fazë nuk janë në agjendë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ai pas mbledhjes së Qeverisë në një konferencë për medie, ka thënë se në agjendë janë përgatitjet për anëtarësim e Kosovës në Interpol dhe procesin e liberalizimin e vizave, raporton “Epoka e re”.

Më tutje, Haradinaj ka thënë se vendimi për vendosjen e taksës prej 10 për qind për Serbinë nuk është kundër Listës Serbe dhe serbëve që jetojnë në Kosovë.

Haradinaj në këtë konferencë ka folur edhe për idenë e korrigjimit të kufirit, për të cilinë ka ripërsëritur se ka vdekur si ide.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Buxheti i shtetit shqiptar do të paguajë 253 miliardë lekë…